Bundesliga kujton super-golin e Milot Rashicës (VIDEO)

Bundesliga aktualisht ndodhet në pushim shkaku i pandemisë me koronavirus, teksa gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e kësaj lige përmes rrjetit social ‘Instagram’ ka kujtuar super-golin e yllit kosovar të Verder Bremenit, Milot Rashicës kundër Augsburgut edicionin e kaluar.

Në atë ndeshje Verder Bremeni kishte shënuar fitore 4:0, teksa Rashica kishte shënuar dy gola në ndeshjen që ishte zhvilluar në “Ëeserstadion”.

Megjithatë, njëri prej tyre ka mbetur ende në kujtesën e tifozëve të futbollit gjerman.

“Kundërsulmi, shtirja, goditja – ka shumë gjëra për t’i dashur te ky gol i bukur në Bundesliga nga Milot Rashica”, – shkruhet në videon e publikuar nga Bundesliga.

Ndryshe, Rashica është futbollisti kryesor i Verder Bremenit, për të cilën skuadër gjatë këtij edicioni në 20 ndeshje ka shënuar 7 gola, teksa edicionin e kaluar e mbylli me 9 gola të shënuar në 26 ndeshje.

Leave a Reply