Pronarët e rinj të Njukasëll Junajted vendosin emërimin e Poçetinos si shef të ekipit

Pronarët e rinjë te Njukasëll Junajted janë të gatshëm të bëjnë senzacion në futboll, ardhja e tyre e radhës do jetë trajneri Poçetino për të qenë menaxheri i rradhës në “Sent Xhejms Park” dhe ata janë të gatshëm t’i paguajnë atij 19 milionë sterlina në vit për të marrë përgjegjësinë e klubit.

Ish-menaxheri i Totenhamit është pa punë që nga nëntori i kaluar, është i prirur për një rikthim në Premierligë dhe dihet se është i interesuar për rolin, ndërsa Stiv Brus do të mbetet si menaxher deri në fund të sezonit aktual, megjithëse mbetet e paqartë se kur do të jetë kjo.

Gjasat janë që argjentinasi të merrte përsipër detyrën pasi të përfundonte sezoni.

Asnjë vendim nga Poçetino apo konsorciumi i mbështetur nga sauditët nuk pritet përpara se Premierliga të përcaktojë nëse do të lejojë marrjen e 300 milionë sterlina të klubit nga Majk Eshli.

Leave a Reply