Zyrtare, edhe një kampionat tjetër europian mëson datën e rikthimit

Një tjetër kampionat europian i futbollit ka mësuar datën e rikthimit. Bëhet fjalë për kampionatin austriak, i cili do të rifillojë me datë 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup.

Ish skuadra e Agim Ibraimit, Salzburgu do të ndeshet me Austria Lustenau në 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Bundesliga austriake zhvilloi dy ndeshjet e fundit me datë 8 mars, mirëpo me shumë gjasa edhe ky kampionat do sheh fundin, kjo pas vendimit të Qeverisë austriake.

Leave a Reply