Shkupi dhe Struga refuzojnë të testohen nga Sindikata e futbollistëve

Logjikisht duke parë se Sindikata e Futbollistëve në vendin tonë nuk ka patur asnjë aktivitet dhe kishte qendrime jo stabile për sa i përket testimeve të futbollistëve dhe sipas logjikës së shëndosh nga 10 klube të Ligës së Parë, kanë reaguar vetëm Shkupi dhe Struga Trim Lum që në vend se të pranojnë Sindikatën që vet ofrohet, kanë parapëlqyer që në mënyrë individuale të zgjedhin laboratorin dhe spitalin se ku do ti bëjnë testet.

Në program ishin të martën për tu testuar i gjithë ekipi i FC Shkupit për Kovid 19, megjithatë nga skuadra e Çairit kanë refuzuar për tu testuar nga Sindikata e Futbollistëve. Të njejtën e kanë bërë të ditur Sindikata e Futbollistëve përmes një komunikate.

“Për nesër kishim të rezervuar testime te FC Shkupi, por në moment të fundit na është refuzuar nga ana e tyre me arsye se nuk besojnë në testet tona. Respektojmë mendimin e tyre dhe ju lutemi që testet gjithsesi ti bëjnë në ndonjë institucion tjetër në të cilën ata besojnë se është mirë për shëndetin e futbollistëve”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e Sindikatës së Futbollistëve.

Gjithashtu edhe nga Struga Trim Lum kanë refuzuar që të bëjnë testet e Kovid 19 përmes Sindikatës së Futbollistëve, duke thënë se të njejtat do ti bëjnë në ndonjë klinikë shtetërore.

Leave a Reply