24 orë para rifillimit të Superligës shqiptare, një futbollistë rezulton pozitiv me “Covid 19”

Në Shqipëri ëshë zbuluar rasti i parë i një futbollisti të infektuar me Koronavirus. Bëhet fjalë për një pjesëtar të klubit të Bylisit, që ka dalë pozitiv vetëm 24 orë përpara rinisjes së Superiores.

“Top Channel” madje zbulon edhe emrin e futbollistit, Eridion Qardaku, i cili thuhet se është infektuar në Shkodër, pas udhëtimit që ka kryer në këtë qytet.

Por nga ana tjetër sulmuesi në fjalë ka luajtur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Apolonisë. Kjo rrit vëmendjen dhe kujdesin edhe nga krahu i Apolonisë që duhet të bëj një kontroll të futbollistëve, megjithëse fuqia e virusit ka rënë ndjeshëm dhe nuk pritet që situata të dalë nga kontrolli.

Nga ana tjetër duhet të theksohet se Qardaku nuk ka qenë pjesë e festës së datëlindjes të para dy ditëve, kur te Bylisi kishte tortë dhe të gjithë futbollistët darkuan për të festuar për Donald Mëllugjën.

Leave a Reply