Vardari mbetet pa titull, mirëpo mund të mbetet edhe pa ndeshjet europiane!

Me vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që edhe zyrtarisht të ndërpritet sezoni 2019/2020 në elitën e futbollit vendor, skuadra kryesuese e Vardarit mbeti pa titull, edhe pse kishte një epërsi prej 10 pikëve ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Sileksit dhe plotë 11 ndaj Shkëndijës së vendit të tretë.

Megjithatë duke pasur parasysh se ishin zhvilluar vetëm 23 xhiro dhe se deri në fund të sezonit kishte edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar, vendimi i Federatës mund të jetë edhe më i drejti, duke pasur parasysh se edhe Futsal Shkupi kryesonte bindshëm në elitën e futsalit vendor, por me vendim të Këshillit Drejtues të FFM-së, edhe skuadrës nga Çairi iu mohua e drejta për të regjistruar edhe një titull kampion.

Dhe derisa Futsal Shkupi tashmë edhe zyrtarisht do të përfaqësojë RMV në garat e Ligës së Kampionëve, një gjë e tillë nuk është e sigurtë edhe për Vardarin, skuadër kjo e cila ka probleme rreth liçencimit për shkak borxheve që ka.

Leave a Reply