Sot rifillon Superliga e Kosovës në futboll

Ipko Superliga e Kosovës rifillon sot me ndeshjen e cila do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Llapi vendas do të mirëpret skuadrën e fundit në tabelë, Dukagjinin, ndërsa e gjithë kjo bënë favorit skuadrën e Tahir Batatinës, që ka rastin për ta rifilluar me fitore sezonin 2019/2020.

Në anën tjetër, Dukagjini nuk ka se çfarë të humbas më shumë në këtë përballje, ashtu që pritet të kërkojë shijimin e elitës në maksimum së paku edhe këto 11 xhiro.

Leave a Reply