Bajerni nuk ndalet në Bundesligë, Gjasula me Paderbornin e tij surprizojnë Lajpcigun! (VIDEO)

Bajerni i Munihut nuk njeh rival në Bundesligë. Radha për të provuar forcën e “bavarezëve” e kishte Bajer Leverkuseni, skuadër kjo në terrenin e saj u gjunjëzua me shifrat 2:4.

“Apirinat e nisën mirë sfidën, teksa shënuan të parët në minutën e 10-të me anë të Alarion. Në të 27-ën Koman barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në 3 minutat e fundit të pjesës së parë, Goretzka (42’) dhe gnabry (45’), bënë që Bajerni në pushim të shkojë me dy gola epërsi, që njëherit paralajmëruan edhe fitoren e tyre të rradhës.

Goditjen përfundimtare Leverkuseni e mori në minutën e 66-të, kur listës së golashënuesve te Bajerni iu shtua edhe “bomberi” Levandovski me një finalizim të bukur me kokë.

Deri në mbyllje të takimit, ajo që mundën të bëjnë vendasit, ishte goli i shënuar nga Virtz në minutën e 89-të.

Paderborni i Klaus Gjasulës, që luajti titullarë, surprizoi Lajpcigun, duke marrë një barazim1:1 në minutat shtesë të takimit të zhvilluar në Red “Bull Arena”. Vendësit shënuan që në minutën e 27-të me anë të Patrik Shik, ndërsa epërsia numerike në favor të miqve, ju mundësoi atyre që në minutën e 92-të të barazojnë me anë të Strohdiek.

Në ndeshjet e tjera Majnci befasoi Ajntraht Frankfurtin si mysafir duke mundur me shifrat 0:2, ndërsa Fortuna Dyzeldorf dhe Hofenhajmi barazuan 2:2.

Leave a Reply