Vuçiqi përmendi Kaçanikun, reagojnë ashpër nga KF Lepenci

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë një interviste për Radiotelevizionin e Serbisë e përmendi qytetin e Kaçanikut. Ai tha se nuk mund t’i gënjej serbët se kombëtarja e Serbisë në futboll do të pritet në Kaçanik nëse arrin ndonjë sukses.

“Çka të bëjë që serbët nuk duan të dëgjojnë këtë. T’i gënjenj se do të kemi dalje te Vlora dhe se në Elbasan do të bëjmë nuk e di çka, që në Kaçanik do ta presin reprezentacionin serb kur të arrijë diçka”, – ka thënë Vuçiq.

Kjo deklaratë e presidentit serb ka shkaktuar edhe reagimin e sekretarit organizativ të Lepencit, Shemsedin Abazi, i cili ka thënë se Vuçiq dhe serbët vetëm në ëndërr mund ta mirëpresin ekipin kombëtar serb në Kosovë.

“Siç e kanë humbur luftën, ashtu vetem mund te shohin ëndërr se mund ta sjellin ekipin serb në Kosovë, sepse shteti i Kosovës është Zot në tokat e veta dhe se ëndërrat e tyre janë të shuara qysh prej luftës së shenjtë të UÇK-së”, – ka deklaruar për “Indeksonline” Abazi.

Klubi i Lepencit aktualisht luan në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, ndërkohë në të kaluarën ishte pjesë edhe e Superligës.

Në këtë klub kanë luajtur emra të njohur të futbollit kosovar, por gjithashtu edhe nga vendi ynë.

Leave a Reply