Rrahje masive midis BBB të Dinamos dhe “Grobari” të Partizanit në Vukovar ( VIDEO)

Në Vukovar të Kroacisë të enjten pasdite ishte kaos. Janë rrahur pjesëtarët e dy grupeve të tifozëve, ata të Dinamos së Zagrebit, Bad Blue Boys, dhe tifozët e Partizanit të Beogradit, të njohur si “Grobari”.

Sipas 24sata.hr, kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë regjionale, Dragoslav Zhvikoviq.

Rrahja ka ndodhur rreth orës 19:00 kurse policia ka intervenuar shpejtë. Janë arrestuar në mes 20 e 25 persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të tjerë.

Sipas 24sata.hr, te rrahja ka ardhur kur tifozët e Partizanit kanë sulmuar verbalisht një kroat i cili po shëtitej me gruan dhe fëmijën e tij. Më pas ka ardhur te rrahja.

Sipas zëdhënësit të policisë janë lënduar dy persona, që janë dërguar në spital.

Tifozët Bad Blue Boys të dielën organizojnë turne në Vukovar. Një muaj më parë në qendër të këtij qyteti janë sulmuar dy të rinj të nacionalitetit serb.

Mbi 30 për qind e popullatës në Vukovar është e nacionalitetit serb.

Leave a Reply