Dy rinovime të reja te KF Shkëndija

Dy rinovime të reja te Shkëndija. Bëhet fjalë për Mevlan Muratin dhe Valmir Nafiun, dy futbollistë që kanë pranuar ofertat e drejtuesve për rinovim dhe tashmë kanë firmosur kontratat që i mbajnë “kuqezi” edhe në sezonin e ri 2020/2021.

“Edhe pse kontrata paraprake afrohej ka fundi, në asnjë moment nuk kam dyshuar se bashkëpunimi do të zgjatej. Besoj se kjo skuadër në periudhën që pason do të shënojë suksese të reja”, është shprehur Mevlan Murati pas rinovimit.

“Falënderoj drejtuesit për besimin e treguar dhe besoj se këtë do ta arsyetojmë me paraqitjet tona në të ardhmen. Shkëndija projekton të tjera arritje dhe unë jam i bindur se pason një periudhë shumë pozitive për klubin”, shton Valmir Nafiu.

Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati ka firmosur kontratë të re tre vjeçare, e cila e mban atë lojtarë të Shkëndijës deri në verën e viti 2023, ndërkohë 1+1 vit është kontrata e re e sulmuesit të krahut Valmir Nafiu, me drejtuesit e klubit që tregojnë se vazhdojnë të mbështeten në lojtarët e dalë pikërisht nga shkolla e futbollit Shkëndija.

Leave a Reply