Barcelona fiton dhe ende shpreson tek titulli (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 4:1 në udhëtim ndaj Viljarealit, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titull, njofton “infOSport.mk”.

Lionel Messi edhe njëherë tjetër dëshmoi se është motori i skuadrës “katalunase”, duke bërë dy super asiste për Luis Suarez dhe Antuan Grizman, ndërsa edhe pse realizoi në minutën e 69-të, goli i argjentinasit u anulua.

Ndryshe një autogol i Tores paralajmëroi fitoren e Barcelonës, që në pushim shkoi me rezultatin 3:1, falë edhe super golave të shënuar nga Luis Suarez (20’) dhe Antuan Grizman (45’), derisa golin e vetëm për vendasit në këtë pjesë e kishte realizuar Moreno në minutën e 14-të.

Golin e fundit dhe të vetmin gjatë pjesës së dytë për Barcelonën e realizoi Ansu Fati në minutën e 86-të.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë me 73 pikë, 4 më pak se Reali i Madridit të vendit të parë, derisa Viljareali me 54 pikë mban pozitën e 5-të.

Leave a Reply