Superliga e Kosovës, pas Useinit, shënon edhe Emini (VIDEO)

Java e 28-të në Superligën e Kosovës ka rezultuar tejet pozitive për dy futbollistët tetovar, Muhamed Useini dhe Izair Emini, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy ndihmuan skuadrat e tyre, Gjilanin, gjegjësisht Dritën, për të marrë fitoret e rradhës dhe për të shpresuar ende tek titulli kampion.

Gjilani gjatë ditës së djeshme si mysafir me rezultatin 2:0 mundi Feronikelin, ndërsa goli i dytë ishte vepër e Useinit (69’), i cili përfitoi nga një gabim i portierit vendas. Golin tjetër për Gjilanin në këtë përballje e realizoi Sebino Plaku gjatë pjesës së parë.

Fitores së Gjilanit ditën e sotme iu kundërpërgjigjë edhe Drita e Ardian Nuhiut, që si mysafir me rezultatin 4:0 demoloi Llapin e Tahir Batatinës.

Një autogol i Mërgim Pefqelit (6’) hapi serinë e golave për Dritën, për të cilën skuadër në vazhdim shënuan edhe Kastriot Rexha (13’), Erjon Vuçaj (84’) dhe Izair Emini (88’).

Falë kësaj fitore, Drita e Gjilanit vazhdon të kryesojë renditjen në Superligën e Kosovës me 61 pikë, 4 më shumë se Prishtina e vendit të dytë, derisa Gjilani me 55 pikë mban pozitën e katërt në renditje.

Leave a Reply