Juve siguroi emrin e parë të ri

Juventusi ka siguruar përforcimin e parë, edhe atë nga SHBA-të. “Biankonerët” do të paguajnë 10 mln dollarë për mbrojtësine FC Dallas, Brajan Rejnollds.

Roma dhe Bryzh gjithashtu interesoheshin për shërbimet e talentit 19-vjeçar, i cili në fund zgjodhi ofertën e Juves.

Megjithatë Rejnollds nuk do të luaj menjëherë për Juventusin, pasi i njëjti do të huazohet te Kaljari deri në fund të sezonit. Arsyeja është që Juve do të ruaj kuotën e futbollistëve të regjistruar që janë jashtë Bashkimit Europian.

“Zonja e Vjetër” është në bisedime edhe për reprezentuesin e moshave të Italisë, Nikolo Rovela. Mesfushorit të Xhenoas i skadon kontrata së shpejti, ndërsa përveç kësaj ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit, Davide Balardini.

Rovela mbushi 19-vjet këtë muaj. Xhenoa shpreson që të përfitojë një shumë të mjaftueshme për të, në vend që ta humbas atë pa para në merkaton e verës.

Nuk përjashtohet mundësia që si pjesë e marrëveshjes, Xhenoa të marrë të drejtën e kartonit të Manolo Portanova. (infosport.mk)

Leave a Reply