Një ish interist dhe juventin do të udhëheqin Dinamon e Tiranës!

Fabricio Kamarata u largua nga Dinamo e Tiranës pak ditë më parë, ndërsa po një italian tjetër do të udhëheq skuadrën shqiptare që garon në Ligën e parë shqiptare. Bëhet fjalë për Françesko Morieron, ish-futbollistin e Romës, Napolit dhe Interit në Serinë A, përcjellë “infOSport.mk”.

Ai ka fituar Kupën UEFA me Interin e “Fenomenit” Ronaldo në 1998-ën dhe ka qenë pjesë e kombëtares italiane. Ai tashmë është një menaxher futbolli dhe trajner. Moriero ka qenë në Tiranë pak kohë më parë në FSHF në një event të organizuar nga federata dhe sponsori teknik “Macron”. Moriero ka shoqëri me presidentin e Dinamos, Marko Pontreli, i cili në rradhët e skuadrës shqiptare ka sjellë edhe një tjetër emër shumë të njohur të futbollit italian.

Presidenti italian i Dinamo Tiranës, Marko Pontrelli, ka vendosur që në Tiranë të sjellë edhe ish juventinin, Fabricio Mikolli, i cili te skuadra 18 herë kampione e Shqipërisë do të ketë një rol të dyfishtë, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës.

Me Mikolin, drejtuesit e Dinamo Tiranës kanë firmosur kontratë dy vjeçare, ndërkohë me Morieron kontratë  tre vjeçare.

Dinamo Tirana pas shumë vitesh është në rrugë të mbarë për tu rikthyer në mesin e më të mirëve, teksa pas 8 xhirove të para në grupin “A” të Ligës 1, mban pozitën e parë.

Leave a Reply