Shkëndija tashmë dy ditë po stërvitet nën urdhërat e Gjokës

Shkëndija tashmë dy ditë i ka dhënë fund pushimit, duke shënuar edhe zyrtarisht startin e përgatitjeve për sezonin e ri, ku krahas garave vendore, “kuqezinjtë” për herë të 7 me rradhë dhe të 9-ën në total do të jenë pjesë e Kupave të Europës. Skuadra ka nisur punën nën urdhërat e stafit teknik të drejtuar nga Ernest Gjoka dhe ndihmësit e tij Fatjon Tafaj, Metin Dalip dhe Kushtrim Abdullai.

Drejtuesit e skuadrës tashmë kanë caktuar edhe disa nga miqësoret e planifikuara, ku tashmë janë mësuar edhe dy kundërshtarët e parë, KF Vardari nga Forina, ndaj të cilëve do të përballen me 12 korrik dhe me Rabotniçkin me datë 25 gusht.

Leave a Reply