E bujshme, KF Vardari rikthen goleadorin shkupjan, Aliu

Një lajm fantastik për tifozët e KF Vardarit të Forinës ka ardhur pak para orës 00:00 të ditës së premte, derisa drejtuesit e kësaj skuadre kanë njoftuar rikthimin e goleadorit shkupjan, Emir Aliu, njofton “infOSport.mk”.

Kjo lëvizje e KF Vardarit tregon seriozitetin e tyre për të krijuar një skuadër stabile dhe konkurruese për një vend në Ligën e Parë, ndërsa më së miri e dëshmojnë edhe përforcimet e deritanishme.

Skuadra nga Forina deri në këto momente ka arritur që të angazhojë mesfushorin ofenziv të Gostivarit, kumanovarin, Ylber Alili, futbollistin e talentuar të Shkëndijës, Kushtrim Tairi, veteranin me përvojë shumë vjeçare edhe në elitën e futbollit vendor, Dejan Leskaroski, si dhe portierin Amir Jashar.

Përveç këtyre prurjeve drejtuesit e skuadrës kanë vazhduar kontratat edhe me Ylber Lumën, Halil Berishën, Arian Ejupin dhe Muhamed Bekirin, derisa pjesë e “kuqezinjëve” nga Forina në sezonin e ri nuk do të jenë portieri, Alban Miftari, Ekrem Memedi, Fati Jusufi, Ensar Sulejmani, Suhejb Rushiti dhe Ensar Baftijari.

Leave a Reply