Bashakshehiri fiton titullin e parë në Turqi

Skuadra e Basaksehir ka arritur të shpallet kampion në Superligën e Turqisë, një javë para përfundimit të sezonit, falë një fitore 1:0 kundër Kayserisor.

Ky është titulli i parë në histori të klubit për Basaksehir.

Basaksehir për herë të parë në Superligën e Turqisë është inkuadruar në vitin 2007, ndërsa viteve të fundit ka qenë në mesin e skuadrave më të mira.

Kujtojmë se pjesë e Basaksehir janë Robinho dhe Demba Ba.

Leave a Reply