Golat nga ndeshja, Struga Trim Lum – FC Shkupi (VIDEO)

Struga Trim Lum të dielën në stadiumin e saj mirëpriti FC Shkupin në një miqësore, që të dyja skuadrave u shërbeu si parapërgatitje për sezonin e ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje të dy trajnerët ju dhanë mundësinë gjithë futbollistëve që kanë në dispozicion, ndërsa gjithçka interesante sa u përket golave të shënuar, ndodhi në 30 minutëshin e fundit.

FC Struga 2:1 FC Shkupi

Match HighlightsFC Struga 2:1 FC Shkupi

Публикувахте от F.C. Struga в Неделя, 26 юли 2020 г.

Ishin mysafirët nga Shkupi që avansuan të parët me golin e Dembo Darboas në minutën e 63-të, teksa vetëm 10 minuta më vonë Dejan Cvetanoski arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Për fitoren e Struga Trim Lum u përkujdes kapiteni Flamur Tairi, me super golin e realizuar në minutën e 86-të.

⚽️Supergoli i kapitenit të FC Strugës, Flamur Tairi në kontrolluesen ndaj FC Shkupit

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 юли 2020 г.

Për Struga Trim Lum ishte kjo fitorja e parë, pas dy barazime kundër Renovës (1:1) dhe Makedonija GJ.P (0:0), ndërkohë në anën tjetër disfata e dytë e njëpasnjëshme për FC Shkupin (1:2 kishin humbur edhe nga Renova), pas fitores që “bardhekaltërit” nga Çairi e kishin realizuar në ndeshjen e tyre të parë kundër Ohrid 2004 (3:1).

 

Leave a Reply