Sheikët arab që tentuan të blejnë Njukasëll J., tashmë e duan Milanin!

Sipas raportimeve të fundit, fondi nga Arabia Saudite, që ishte i interesuar për të marrë ekipin e Premierligës angleze, Njukasëll Junajted, tanimë ka kthyer vëmendjen nga skuadra e njohur italiane e Milanit.

Pak ditë më parë, fondi nga Arabia Saudite njoftoi se ishte larguar nga interesimi për të marrë në pronësinë e tyre të skuadrës nga “Sent Xhejms Park”.

Shkaku i prishjes se marrëveshjes me dy palëve ishin të drejtat televizive. “Bein Sports”, që ka të drejtat e Premierligës në Katar, i kishte kërkuar autoriteteve në Angli të mos aprovonin shitjen e Njukasëll te investitorët arabë.

Këta të fundit, me në krye sheikun Jasir Al-Rumajan, tashmë kanë kthyer vëmendjen e tyre nga një klub akoma edhe më i madh siç është Milani.

Arabët interesohen për të marrë në pronësinë e tyre Milanin, ku si qëllim do të kishin padyshim ngjitjen e skuadrës në nivele të larta. Në rast se kjo do të ndodhte atëherë Milani do të bëhej klubi më i pasur në gjithë botën.

Megjithatë këto janë thjesht vetëm zëra, ndërsa ditët e ardhshme pritet që të mësojmë nëse realisht ka të vërteta në gjithë këtë.

Leave a Reply