U ndëshkua me të kuq, kthehet në fushë pas pak më armë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje mes diletantësh në Francë.

Pas një starti të ashpër nga ana e njërit prej futbollistëve vendas të Boroc, Aksel, arbitri kryesor kishte vendosur që të ndëshkoj atë. Dhe gjithçka ishte në rregull, pasi edhe vetë futbollisti kishte pranuar një fakt të tillë, duke braktisur fushën në mënyrë të qetë, mirëpo si duket në mendje ai kishte një plan tjetër.

Ai kishte braktisur fushën, mirëpo për tu rikthyer sërish, kësaj rradhe madje i armatosur. Aksel me vete mbante një armë, të cilën pasi u fut sërish në fushë i’a drejtoi futbollistit kundërshtarë, Slimane, me të cilin ishte konfrontuar.

Megjithatë për fat të mirë, nuk erdhi deri te ndonjë tragjedi më e madhe, falë intervenimit të pjesës tjetër të futbollistëve dhe personave të rendit.

Pas këtij rasti Aksel është arrestuar dhe i njëjti ishte dënuar me 4 muaj burg.

Përveç tij, me 3 muaj burg është dënuar edhe magazinieri, i cili i kishte dhënë armën futbollistit.

Leave a Reply