Valon Et’hemi do ta vazhdojë karrierën në Poloni

Valon Et’hemi do të vazhdojë karrierën në Poloni me skuadrën e Zaglebie Lubin, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori tetovar nuk vazhdoi  kontratën me Kukësin dhe ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet te skuadra që garon në elitën e futbollit të Polonisë.

Një lajm i tillë  është zbuluar nga “onet.pl”, sipas së cilës Et’hemi ka arritur akordin me ekipin Zaglebie Lubin dhe se vetë shqiptari ka udhëtuar drejt Lubinit. Ai te Zaglebie shihet si zëvendësues i sllovenit, Damjan Bohar.

Leave a Reply