Vllaznia prezanton ish trajnerin e Shkëndijës

Vllaznia e Shkodrës gjatë ditës së sotme ka prezantuar trajnerin e ri, i cili do të udhëheq këtë skuadër në sezonin e ri futbollistik në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë strategun kroat me pasaportë gjermane, Tomas Brdariç, i cili në të kaluarën kishte drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës.

45-vjeçari ka bërë një karrierë shumë të madhe, duke luajtur me skuadrat e njohura gjermane, si Bajer Leverkusen, Volfsburg dhe Shtutgart, teksa ende nuk ka arritur të korrë sukses të rëndësishme si trajner.

Për Brdariç Vllaznia do të jetë aventura e dytë shqiptare, pas asaj me Shkëndijën, ndërsa te skuadra shkodrane vjen si sugjerim i drejtorit sportiv, Matko Djarmati. Përveç Shkëndijës, Brdariç ka provuar veten të drejtojë edhe disa nga skuadrat që garojnë në ligat e ulëta të futbollt gjerman.

Bashkë me Brdariç, drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës kanë zbuluar edhe emrat e ndihmësve të kroato-gjermanit, e që të gjithë janë shqiptarë. Elvis Plori do të jetë asistenti i parë i Brdariç, ndërkohë në stafin e tij do të jenë edhe Ideal Lekiqi dhe Safet Osja, të cilët ishin edhe pjesë e stafit të Hysen Dedjes, trajnerit që e shpëtoi Vllazninë nga rënia në Ligën e Dytë shqiptare.

Leave a Reply