Shkëndija i prish punë Qatip Osmanit, i merr mbrojtësin e talentuar, Smajli!

Shkëndija e Tetovës kërkon të përfocojë mbrojtjen, me ç’rast “kuqezinjtë” i kanë “shkelur” syrin talentit 21-vjeçar të Vllaznisë, Geralb Smajli.

Sipas shtypit të shkruar në Shqipëri, drejtuesit e skuadrës së Shkëndijës i kanë ofruar një ofertë të majme vetë futbollistit, i cili gjithashtu në tavolinë ka edhe ofertën e drejtuesve të Vllaznisë për të vazhduar kontratën.

21-vjeçarit i përfundon kontrata me shkodranët në fund të këtij sezoni dhe në këto kushte bëhet me dije se Shkëndija është e gatshme të ofrojnë shumëfishin e asaj që lojtari përfiton te skuadra shkodrane, edhe pse shifra konkrete nuk bëhen të ditura.

Smajli luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku për momentin vepron Maksim Maksimov, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim jashtë vendit. Pikërisht ky fakt, ka alarmuar drejtuesit e Shkëndijës, që fillimisht kërkojnë të gjejnë zgjidhjen e duhur, që më pas të lejojnë transferimin e Maksimov.

Në rast se Smajli nuk pranon të rinovojë me “kuqeblutë” brenda këtij muaji, atëherë në maj i njëjti largohet me parametra zero nga Vllaznia, kështu që drejtuesit e klubit shkodran mund ta vlerësojnë edhe ofertën e bërë nga Shkëndija për blerjen e kartonit të futbollistit të tyre.

Smajli edhe pse vetëm 21-vjeç, po zhvillon sezonin e tij të tretë me ekipin e parë të Vllaznisë, për të cilën në total ka zhvilluar 52 ndeshje, mes kampionatit, Kupës dhe SuperKupës së Shqipërisë, ndërsa gjithashtu 3 ndeshje numëron edhe në kuadër të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply