Tronditet Atl.Bilbao, 6 lojtarë rezultojnë pozitiv me koronavirus!

Koronavirusi nuk njeh kufi. Lajmi më i ri na vjen nga Spanja, aty ku “Covid 19” ka depërtuar edhe te një ndër skuadrat më të njohura spanjolle, Atletik Bilbao.

Mediat “iberike” bëjnë me dije se plotë 6 raste pozitive kanë rezultuar brenda skuadrës baske, që një gjë të tillë ka konfirmuar edhe përmes një komunikate zyrtare në “Tëitter”.

Personat e prekur janë izoluar menjëherë dhe kanë nisur karantinën në shtëpitë përkatëse. Skuadra nga “San Mamesh” njoftoi autoritetet shëndetësore, ndërsa 6-të futbollistët e prekur do të ju nënshtrohen testeve të radhës javën e ardhshme.

Në përputhje me udhëzimet që ka dhënë La Liga, seancat stërvitore të ekipit spanjoll që do të nisnin ditën e enjte, do të zhvillohen individuale.

Leave a Reply