Gjoka: Unë besoj te eksperienca e Shkëndijës në Europë

Shkëndija nesër e nis aventurën europiane përballë Sumgait të Azerbejxhanit. Në kohë pandemie si Kovid 19, këtë verë kualifikimi do të përcaktohet vetëm me një ndeshje. Kuqezinjtë xhiron e parë të Liga Europës e luajn si mysafirë, ku realisht përparësi kanë vendasit pasi luajn në terren të vetin, ndërsa trajneri i Shkëndijës Ernest Gjoka beson në eksperiencën europiane të skuadrës së tij, duke aluduar se do të marrin kualifikimin për në raundin e dytë.

Ernest Gjoka: “Kemi ardhur në një vend ku ka një skuadër të mirë, një skuadër që ne e kemi vlerësuar. Mendoj që do të jetë një ndeshje e denjë për dy ekipet. Sigurisht që ne kemi objektivat tona, disa objektiva, e para të jemi të kujdesshëm dhe e dyta që të arrijmë të shënojmë gol për të ecur përpara”.

Ernest Gjoka: “Shkëndija gjithmonë kërkon të bëjë lojën e saj, do të mundohemi edhe nesër të bëjmë atë që ne dimë të bëjmë më mirë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare. Sigurisht se Sumgayit ka ndryshuar lojtarë, të paktën kemi parë ndeshjen hapëse të kampionatit e kemi parë mirë. Kemi arritur të njohim deri diku edhe lojtarët. Sigurisht se në ndeshjen e nesërme mund të jetë edhe ndonjë blerje e re që nuk luajti në ndeshjen e parë të kampionatit, por mendoj se edhe ne e njohim pikat e forta, por edhe pikat e dobëta të kundërshtarit”.

Ernest Gjoka: Përparësi e kundërshtarit është që luan të terren të vet, por unë besoj shumë te eksperienca e gjatë e Shkëndijës në kupat e Europës dhe në ndeshjet e Champions League dhe kam shumë besim se ne jemi të përgatitur seriozisht për të bërë një ndeshje serioze dhe shpresojmë shumë që të kalojmë këtë raund”.

Leave a Reply