ZYRTARE, Antonio Konte dhe Interi vazhdojnë bashkëpunimin

Antonio Konte do të vazhdojë të drejtojë Interin, kanë njoftuar nga tabori i “zikaltërve”. Një gjë e tillë u vendos sot pas takimit që pati Konte me drejtuesit e skuadrës nënkampione të Italisë. Takimi në të cilin Konte kishte diskutuar aktualitetet e fundit me presidentin Stiven Zhang, drejtorët e përgjithshëm Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo, drejtorin sportiv Piero Ausilio dhe një nga advokatët e klubit, zgjati më shumë se 3 orë, transmeton “infOSport.mk”.

Pas finales së madhe në Liga Europa, ish seleksionuesi i Italisë tha se do të braktis rradhët e “neroaxurrëve”.

Sipas mediave italiane Konte është i zhgënjyer që vazhdimisht dalin informacione në opinion lidhur me gjërat që ndodhin në klub.

Përveç kësaj, strategu italian nuk do të mund të llogarisë në ndërtimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm, për shkak mungesës së mjeteve financiare. Mirëpo edhe përkundër kësaj, palët në fund ishin dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në sezonin e tij të parë në krye të Interit, Konte doli nënkampion në “Serie A”, ndërsa gjithashtu luajti edhe në finalen e Liga Europa.

Leave a Reply