19 anëtarë të Boka Xhuniors dalin pozitiv me “Covid 19”!

Pandemia “Covid-19” nuk ka “kursyer” as skuadrën e njohur argjentinase, Boka Xhuniors, tek e cila skuadër plotë 19 anëtarë kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Rastet e para te kjo skuadër ishin paraqitur që javën e kaluar, ndërsa tashmë për një periudhë të shkurtër, numri i të infektuarve është është rritur në 19.

Boka Xhuniros më 18 shtator luan një ndeshje të rëndësishme në raundin e tretë të “Copa Libertadores” kundër skuadrës paraguaiane të Libertad, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kryeqytetin e Paraguait.

Deri atëherë pritet që situata te Boka Xhuniors të normalizohet, pasi sipas deklaratës së kapitenit, Karlos Tevez, asnjëri prej futbollistëve të infektuar nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply