Ansu Fati mbrëmë shkroi historinë me Spanjën (VIDEO)

Ansu Fati mbrëmë shkroi emrin e tij në histori të kombëtares së Spanjës, me një gol të shënuar përballë Ukrainës.

Në minutën e 32-të, talenti i Barcelonës pasi bëri një lëvizje të bukur, gjuajti fort në drejtim të portës kundërshtare, duke shënuar golin e tretë për Spanjën në ndeshjen ndaj Ukrainës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Me këtë gol, Fati futet në historinë e Spanjës, pasi bëhet lojtari më i ri në histori, vetëm 17 vjeç, që shënon për “iberikët”.

Pasi tërhoqi vëmendjen te Barcelona me paraqitjet e tij, tani sulmuesi 17-vjeçar të njëjtën gjë po bën edhe me kombëtaren e Spanjës, e cila në fund shënoi fitore 4:0.

Përveç Ansu Fati, dy gola të tjerë realizoi Serhio Ramos, ndërsa një tjetër shtoi edhe Feran Tores.

Leave a Reply