Formacionet zyrtare, Gjeorgji – Maqedoni

Shpresat e Maqedonisë bënë punën e tyre, duke triumfuar ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen eliminatore për Europianin e vitit 2021 për të rinj, ndërsa një gjë të tillë shpresojmë të bëjë edhe ekipi A përfaqësues, që nga ora 18:00 në Tbilisi do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Seleksionuesi Igor Angellovski ka zbardhur tashmë edhe formacionin bazë, me të cilin do ti kundërvihet ekipit kombëtarë të Gjeorgjisë.

FORMACIONET ZYRTARE…🇬🇪 GJEORGJI – MAQEDONI 🇲🇰

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 8 септември 2020 г.

Kështu në portë sërish do të jetë Shishkovski, që bëri një paraqitje solide përballë Armenisë në Shkup, ndërsa para tij Ristovski në të djathtë, Alioski në të majtë, ndërkohë në qendër të mbrojtjes do të funksionojë dyshja Velkovski-Musliu.

Arijan Ademi dhe Stefan Spirovski do të jenë ura lidhëse midis mbrojtjes dhe mesfushës, aty ku më të avansuan do të vepërojnë Bardhi në qendër dhe Trajovski e Elmas në krahë, që pritet të ndihmojnë Goran Pandevin, që rikthehet titullarë.

Kujtojmë Maqedonia në xhiron e parë të grupit 2 në Ligën “C” kishte mundur Armeninë me rezultatin 2:1, derisa Gjeorgjia kishte shënuar fitore minimale në udhëtim te Estonia.

Leave a Reply