Shpresat fitojnë dhe ende te kualifikimi shpresojnë (VIDEO)

Shpresat e Maqedonisë në futboll kanë shënuar fitore 2:1 përballjë Ishujve Faroe në ndeshjen e  xhiros së 6-të të grupit 6 në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2021, njofton “infOSport.mk”.

Fitoren e ekipit përfaqësues të vendit e paralajmëroi Milan Ristovski në minutën e 16-të, ndërsa gjatë pjesës së dytë goli i rezervistit Kristijan Akcovski solli siguri, të cilën për një çast e prishi Knudsen me golin e realizuar në minutën e 84-të.

Megjithatë kjo ishte e tëra që mund të bënin vendasit e Ishujve Faroe, për të cilët ishte kjo disfata e 5-të në kuadër të grupit 6 eliminatorë.

Në anën tjetër për shpresat e vendit ishte kjo fitorja e 3-të, përmes së cilës ata depërtuan në pozitën e dytë me 10 pikë, 6 më pak se liderja e grupit, Spanja.

Te Maqedonia U21 titullarë në takimin e sotëm ishin Erdon Daci dhe Agron Rufati, ndërsa në minutën e 57-të, Bllagoja Milevski i dha mundësinë për të debutuar Sefer Eminit, futbollistit të Makedonija GJ.P., transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia U21 do ta zhvillojë me datë 8 tetor kundër Kazakistanit në udhëtim, që më pas 5 ditë më vonë në Shkup të mirëpret Izraelin.

Leave a Reply