Sadiku prezantohet te skuadra turke e Erzurumspor

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Turqi, duke nënshkruar me ekipin e Erzurumspor, që sezonin e ri do të bëjë gara në Superligën turke.

Bomberi “kuqezi” kaloi një sezon shumë të mirë si i huazuar nga Levante te Malaga, për të cilën skuadër në La Liga 2 në 37 ndeshje realizoi 13 gola.

Armando Sadiku edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës turke të Erzurumspor…

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 8 септември 2020 г.

Dëshira e Sadikut, por dhe e Malagas, ishte të vazhdonin bashkëpunimin, por drejtuesit e Levantes vendosën ta rikthejnë në skuadër, për ta lënë të lirë më pas, pa kontratë.

Sadiku me Erzurumspor ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Leave a Reply