Frikë nga koronavirusi, Volfsburgu merr vendimin e papritur për sfidën ndaj Kukësit

Skuadra e Volfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konferencën për shtyp në prag të sfidës të ditës së enjte me Kukësin, e vlefshme për raundin e dytë të Liga Europa. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, klubi gjerman bën me dije se konferenca e radhës do të organizohet në Zyrën e Shtypit në Gjermani dhe jo në Shqipëri.

Situata e vështirë e shkaktuar prej koronavirusit në Shqipëri i ka stepur drejtuesit e Volfsburgut për t’u nisur menjëherë drejt Shqipërisë. Zyra e shtypit të klubit njofton se pyetjet duhet të dërgohen në anglisht.

Kujtojmë që Volsburgu ofroi për Kukësin 400 mijë euro në mënyrë që ndeshja me ta të luhej në stadiumin e gjermanëve, por ky propozim u hodh poshtë nga UEFA.

Leave a Reply