Boreci me dy super gola mundi Akademia Pandev (VIDEO)

Boreci  ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 5-të, duke mundur ekipin e Akademia Pandev me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”. Ekipi nga Strumica zhgënjeu edhe njëherë tjetër fansat e saj, edhe pse kjo skuadër para fillimit të kampionatit konsiderohej si një ndër skuadrat pretendente për pozitat e para në tabelë. Megjithatë starti i kampionatit po del të jetë katastrofal për këtë skuadër, që pas 5 xhirove të para ka tubuar vetëm 3 pikë.

Në anën tjetër Boreci regjistroi edhe fitoren e dytë, pas asaj ndaj Vardarit në Shkup. Që të dy golat skuadra nga Velesi i realizoi gjatë pjesës së dytë, ndërsa që të dy mund të pretendojnë si më të mirët e javës, apo edhe muajit në LPFMV.

Braziliani Silva kalon ne epersi Borecin perballe Ak. Pandev

Braziliani Silva kalon ne epersi Borecin perballe Ak. PandevBORECI – AK. PANDEV 1:0(F. Silva 70')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Golin e parë e realizoi braziliani Fernando Silva në minutën e 70-të, kur një top jo mirë të devijuar nga mbrojtësit e Akademia Pandev e vendosi pas shpinës së Alçevskit, i cili vetëm me shikim e përcolli topin në rrjetën e tij.

E njëjta ndodhi edhe në minutën e 78-të, kësaj rradhe pas ekzekutimit perfekt të gjuajtjes së lirë nga ana e kroatit Nikolla Prelçec, i cili shënoi një super gol nga rreth 20 metra.

Eurogol i Nikolla Prelçec, Boreci dyfishon rezultatin ndaj Ak.Pandev

Eurogol i Nikolla Prelçec, Boreci dyfishon rezultatin ndaj Ak.PandevBORECI – AK. PANDEV 2:0(N. Prelçec 78')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Ishte ky goli i parë sezonal për kroatin e Borecit, i cili edicionin e kaluar në 21 ndeshje kishte shënuar 9 gola.

Pas kësaj fitore, Boreci me 8 pikë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Akademia Pandev mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 3 pikë.

Leave a Reply