Leonard Zhuta nënshkruan me Leçen dhe shpreson rikthimin në “Serie A”

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, Leonard Zhuta, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Itali, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Leçes, që edicionin e ri do të bëjë gara në “Serie B”, njofton “infOSport.mk”.

28-vjeçari Zhuta te skuadra e Leçes transferohet nga rradhët e skuadrës suedeze të Haken, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij, duke pasur parasysh se i njëjti është rritur dhe është zhvilluar si futbollistë në Suedi.

“Ndjehem i nderuar që do të përfaqësoj një klub kaq të respektuar siç është Leçe në Itali. Do të bëjë gjithçka që mundem për të kontribuar sa më shumë, që shumë shpejtë të rikthehemi në ‘Serie A’” – ka shkruar Zhuta në profilin e tij pas nënshkrimit të kontratës me skuadrën që edicionin e kaluar humbi statusin e skuadrës elitare në Itali.

Mbrojtësi i krahut të majta më parë gjatë karrierës së tij ka luajtr edhe me Konjaspor në Turqi dhe me Rijekën, me të cilën skuadër ishte shpallur kampion në Kroaci. Ai me fanellën e përfaqësueses së vendit tonë, numëron gjithsej 15 ndeshje, ndërsa kishte debututar  me 14 qershor të vitit 2015-të në ndeshjen kundër Sllovakisë, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016”.

 

Leave a Reply