Takimi “Skopje”-Shkupi, stadiumi në Autokomandë i mbushur me ujë! (FOTO)

Sot nga ora 13:00 në stadiumin në Autokomandë do të zhvillohet takimi ndërmjet “Skopjes” dhe FC Shupit në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Mirëpo kushtet që ofron stadiumi në Autokomandë janë tejet të vështira për lojë, ndërsa edhe më shumë e ka vështirësuar gjendjen koha e keqe me shi.

Të rreshurat e shiut që kanë kanë kapluar vendin ditëve të fundit, e kanë stërmbushur me ujë fushën në Autokomandë. “InfOSport” iu sjell pamje nga gjendja e stadiumit 35 minuta para fillimit të ndeshjes.

 

Leave a Reply