Anulohet takimi “Skopje”-Shkupi në Autokomandë!

Për shkak kushteve të vështira që shkaktuan rreshjet e shiut në stadiumin e Autokomandës, është anuluar ndeshja ndërmjes “Skopjes” dhe Shkupit e vlefshme për xhiron e 15-të në elitën e futbollit vendor.

Ashtu edhe siç paralajmroi “Infosport” 30 minuta para terminit të ndeshjes, stadium në Autokomandë ishte i stërmbushur me ujë dhe terreni nuk ofronte kushte të përshtatshme për lojë dhe në këtë situatë referrët e takimit në fjalë dhe delagati sollën vendim që dueli të anulohet.

Përballja ndërmjet “Skopjes” dhe Shkupi me shumë gjasa do të zhvillohet të mërkurën me 22 nëntor, duke filluar në orën 13:00./InfOSport.mk

Leave a Reply