Shkëndija mëson kundërshtarin eventual në “play-off” të Liga Europa

Shkëndija e Tetovës ka mësuar edhe kundërshtarin eventual për ndeshjen e “play-off” në kuadër të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Në rast se skuadra e Ernest Gjokës arrinë të kalojë gjigandët anglez të Totenhamit në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, në “play-off” do të përballet me fituesin nga përballja, Rostov-Makabi Haifa.

Kështu vendosi shorti i hedhur sot, sipas të cilit ndeshjet e “play-off” në kuadër të Liga Europa për edicionin 2020/2021 do të zhvillohen me 1 tetor.

Megjithatë për të prekur këtë ndeshje, Shkëndija fillimisht do të duhet të eliminojë skuadrën e Hoze Murinjos me 24 shtator në Shkup, aty ku eventualisht do të mirëpriste edhe kundërshtarin e ndeshjes së “play-off”.

Shkëndija deri më tani këtë edicion në kuadër të Liga Europa, ka eliminuar ekipin e Sumgait nga Azerbejxhani, dhe së fundmi ekipin rumun të Botoshani.

Leave a Reply