Arlind Huseini e Blerim Saiti pjesë e Këshillit Sportiv të ARSM-së

Për herë të parë në historinë e Agjencionit për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut, tre shqiptarë do të jenë pjesë e organit më të lartë, Këshillit Sportiv. Profesorët Arlind Huseini dhe Blerim Saiti janë emëruar anëtarë të Këshillit Drejtues të ARSM-së. Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës, Drejtor i Agjencionit për Rini dhe Sport, Izmit Nura, në një postim në rrjetet sociale. Këshilli Sportiv i ARSM-së numëron gjithsej 7-të anëtarë, prej të cilëve tashmë tre janë shqiptarë. Bashkë më dy të emëruarit e ri, anëtari i tretë shqiptarë në organin më të lartë të Agjencisë është profesori Hyjnor Kica që mban këtë pozitë nga muaji shkurt i këtij viti.

“Të nderuar sportist, drejtues sportiv, kam nderin t’ju informoj se nga sot në Këshillin Sportiv si Organ më i lartë pranë Agjencisë për Rini dhe Sport, emërohen  profesor Blerim Saiti dhe Arlind Huseini. Në organizimin e jetës sportive në vend pjesëmarrja jonë çdo ditë e më shumë merr vendin e merituar. Duke i uruar suksese të emëruarve, më lejoni t’ju theksoj dhe njëher se dyert në ARSM janë hapur për meritorët dhe padrejtësia ka marr fund”, shkruan në postimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit në ARSM, Izmit Nura.

Ky vendim i Izmit Nurës merr reagime pozitive nga njohësit e mirë të rrethanave sportive, duke njohur bagazhin e dy të emëruarve. Profesori Blerim Saiti është person ambicioz dhe i përkushtuar sportiv, ndërsa Arlind Huseini është emër i suksesshëm i sportit, seleksionues i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë në karate, fitues i medaljes së artë në Kampionatin Europian për të rinjë si trajner i Berat Jakupit dhe punëtor i vyeshëm që pas vetes numëron shumë suksese si me ekipin përfaqësues, ashtue dhe me KK Fati nga Tetova.

Leave a Reply