Paketa largohet nga Milani, i bashkohet Lionit!

Milani thuhet se ka arritur marrëveshje me Olimpik Lion për transferimin e brazilianit Lukas Paketa, i cili si duket është i vendosur për një lëvizje në “Ligue 1”.

Braziliani te Milani arriti janarine vitit 2019-të nga rradhët e skuadrës së Flamengos për shumën e 38.4 milionë eurove.

Lyon ka qenë i lidhur me 23-vjeçarin javët e fundit, ndërsa së fundmi “Sky Sport Italia” zbulon se Milani ka arritur një marrëveshje me skuadrën franceze për mesfushorin.

Të njëjtat burime pretendojnë se është një marrëveshje e kryer midis dy klubeve dhe lojtari tashmë i ka thënë lamtumirë klubit dhe shokëve të tij të skuadrës në Milanello.

 

Leave a Reply