Reprezentuesi shqiptarë me dy gola ndihmon Breshën në fitoren ndaj Leçes (VIDEO)

Bresha ka shënuar fitore 3:0 kundër Leçes në ndeshjen e vlefshme të javës së 3-të në “Serie B”, e ku protagonistë kryesor doli të jetë reprezentuesi shqiptarë, Emanuel Ndoj, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti nga Mirdita e Shqipërisë realizoi dy gola në këtë përballje, duke i siguruar fitoren e parë skuadrës së tij në sezonin e ri.

Ndoj golin e tij të parë e realizoi në minutën e 9-të, ndërsa pas një pasimi të Alfredo Donarumas në të 67-të, futbollisti shqiptarë shënoi edhe golin e dytë personal, duke i dhënë shumë komoditet në ato momente skuadrës së tij.

Ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Bresha 3, Leçe 0, e vendosi Florijan Aje në minutën e fundit të takimit.

Te Leçe për gjatë 90-të minutave në këtë ndeshje luajti ish reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Leonard Zhuta, ndërkohë Kastriot Dermaku i Shqipërisë, i cili ditë më parë erdhi te Leçe nga rradhët e skuadrës së Parmës, mbeti në bankinë.

Pas 3 xhirove të para, Bresha dhe Leçe me nga 4 pikë renditen në pozitat 6 dhe 7.

Leave a Reply