Lajme të mira për Interin, asnjë i infektuar me Covid 19 në prag të sfidës me Milanin

Interi ka marrë lajme të mira nga testet për Covid-19 në prag të super derbit me Milanin.

Disa futbollistë të Interit ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por gjithçka ka shkuar sipas planit.

Romelu Lukaku dhe të tjerët janë kthyer në gjendje të mirë, duke i shpëtuar infektimit nga Covid-19.

Faqja zyrtare e “zikaltërve” njofton se nuk ka asnjë rast pozitiv. Të gjithë futbollistët (që udhëtuan) kanë rezultuar negativë dhe do të jenë gati për ndeshjen ndaj Milanit.

Ndërkohë Eshli Jang, Roberto Galjardini, Milan Shkriniar dhe Raxha Naingolan rezultuan pozitivë më parë dhe janë në listën e mungesave për “Derby della Madonnina”.

Leave a Reply