Renditja tabelara pas 9 xhirove, dy skuadrat shqiptare udhëheqin vallën

Shkëndija e Tetovës e ka harruar shumë shpejtë barazimin 1:1 me Sileksin, pasi të shtunën në kuadër të javës së 9-të shënoi një fitore të madhe 5:1 në transfertën ndaj rivalit të madh, Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore Shkëndija vazhdoi të ruajë kryesimin me 21 pikë, e mbi të gjitha pa asnjë disfatë. Menjëherë pas tyre renditet FC Shkupi, që në këtë mënyrë vazhdoi garën me Shkëndijën, ndërsa si duket u dorëzua Makedonija GJ.P që u mund në transfertën në Veles nga Boreci.

Makedonija GJ.P mbeti në kuotën e 16 pikëve, ndërsa me vetëm një pikë më pak pas tyre renditet Boreci i Gorazd Mihajllov, që vazhdon të bëjë shumë mirë.

Pas 5 ndeshjeve pa fitore, Sileksi u rikthye në TOP5, mirëpo bashkë edhe me Struga Trim Lum, skuadra këto që kanë nga 14 pikë në pozitat 5 dhe 6.

Pasojnë 3 skuadra me nga 11 pikë, Rabotniçki, Pelisteri dhe Vardari, ndërkohë në 3 pozitat e fundit renditen Renova dhe Akademia Pandev me nga 7 pikë, ndërsa Bellasica e vendit të fundit në 9 javë kampionat ka tubuar vetëm 1 pikë.

Leave a Reply