Ferhan Hasani rikthehet te goli, shënon dhe ndihmon Helsinkin për të fituar (VIDEO)

Ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani ka gjetur golin pas saktësisht 2 muaj me fanellën e Helsinkit, njofton “infOSport.mk”.

Hasani shënoi golin e dytë në fitoren 3:0 të Helsinkit përballë HIFK, duke realizuar në këtë mënyrë golin e tij të 5-të sezonal.

STADIN DERBY – Ferhan Hasani

🔵⚪️ STADIN DERBY! 💥💪🏼⚽️ Ferhan HASANI!!!!#HJK #Helsinki #Veikkausliiga #OnVainYksiKlubi #hjkhelsinki #StadinDerby

Публикувахте от HJK Helsinki в Неделя, 18 октомври 2020 г.

Buba luajti për gjatë 90-të minutave, ndërsa përveç golit të shënuar në minutën e 79-të nga penaltia, 3 minuta para fundit të takimit u ndëshkua edhe me të verdhë.

Ndryshe përveç Hasanit, për Helsinkin në këtë ndeshje shënuan edhe Vayrynen (73’) dhe Riski (85’).

Me këtë fitore Helsinki me 44 pikë në 20 xhiro kampionat kryeson renditjen në elitën e futbollit finlandez, duke lënë pas vetes ekipin e KuPS, ndërkohë HIFK me 25 pikë renditet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply