Super goli i Eriksen mban gjallë shpresat e Totenhamit për titull (VIDEO)

Totenhami ka ruajtur diferencën prej – 4 pikëve pas liderit aktual, Çelzi, pas fitores minimal 1:0 në transfertën ndaj Kristal Pallas, në ndeshjen e mbetur të javës së 28-të në Premierligë.

Kristian Eriksen realizoi golin e vetëm në derbin londinez në minutën e 78-të, duke shënuar një super gol nga distanca. Falë kësaj fitore “spërsat” kanë grumbulluar 74 pikë, duke përmirësuar në këtë mënyrë rekordin e para një sezoni për më shumë pikë të tubuara brenda një sezoni.

Fitore minimale në mbrëmjen e sotshme realizuan edhe Arsenali dhe Midëlzbrou. Një autogol i gjermanit Robin Hut në minutën e 86-të i dha fitoren skuadrës së trajnerit Arsen Venger në përballjen ndaj kampionëvë në fuqi të Lesterit, derisa Midëlzbrou arriti një fitore me shumë vlera ndaj Sanderlendit, duke iu falënderuar golit të vetëm të shënuar nga De Roon që në minutën e 8-të.

Midëlzbrou me këtë fitore nguliti Sanderlendin në pozitën e fundit, që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luaj në një rang më poshtë të garave në Angli, ndërsa në anën tjetër ringjalli shpresën për mbijetesë, edhe pse ende është vetëm në pozitën e parafundit, tashmë me 27 pikë, 6 pikë më pak se skuadra e pozitës së 17-të Hull Siti.

Leave a Reply