Ajaksi fiton 13:0 duke vendosur një rekord të ri në “Eredevisie” (VIDEO)

Ajaksi ka regjistruar fitoren më të thellë në historinë e Eredevisie, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Amsterdami shënoi fitore 13:0 në transfertën kundër Venlo, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të në elitën e futbollit holandez.

Ajaksi për herë të parë në histori ka shënuar 13 gola në një ndeshje kampionale. Rekordi i deritanishëm ishte 12:1, fitore kjo e arritur majin e vitit 1972 përballë skuadrës së Viteshe.

Skuadra e Erik Ten Hag pjesën e parë  e mbylli me vetëm 4 gola të shënuar, pas finalizimeve të Ekelenkamp, Tadiç dhe Traore, që realizoi dy gola.

Në minutën e 52-të mbrojtësi i vendasve, Kristian Kum u ndëshkua me të kuq, duke i’a bërë punën edhe më të lehtë Ajaksit, që në pjesën e dytë shënoi plotë 9 gola të tjerë.

Traore në 45 minutëshin e dytë realizoi edhe 3 gola të tjerë, duke u bërë futbollisti i parë me 5 gola të shënuar në “Eredevisie” që nga Marko Van Basten, i cili në vitin  1985 me fanellën e skuadrës nga Amsterdami kishte shënuar 6 gola.

Përveç tij, dy gola realizoi rezervisti Huntelar, një gol tjetër në pjesën e dytë për të arritur në kuotën e dy golave, realizoi edhe Ekelenkamp, ndërsa gjithashtu në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Antoni, Dejli Blind dhe Lisandro Lopez, futbollistë këta që shënuan nga një gol, njëjtë sikurse edhe Tadiç, që kishte shënuar në 45 minutëshin e parë.

Leave a Reply