Barcelona shkarkon Valverden dhe menjëherë emëron zëvendësuesin e tij

Ernesto Valverde edhe zyrtarisht më nuk është trajner i Barcelonës. Vetëm pak minuta më parë klubi i Barcelonës ka deklaruar mbylljen me marrëveshje të kontratës midis palëve, që më pas menjëherë të njoftojë edhe për zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Kike Setien, i cili së fundmi ishte pjesë e Betisit. Emri i tij me stolin e Barcelonës ishte lidhur që janarin e vitit të kaluar, mirëpo atë kohë deri te realizimi i marrëveshjes nuk erdhi.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Setien edhe zyrtarisht do të udhëheq skuadrën kampione të Spanjës, me të cilën ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

Tekniku 61 vjeçar më parë ka udhëhequr skuadrat si Rasing Santander, Lugo, Poli Ehido, Logrones, Las Palmas dhe Real Betis, ndërsa njihet si një trajner që pëlqen të luajë lojë sulmuese, e që përputhet me filozofinë e skuadrës “katalunase”.

Leave a Reply