E dhimbshme, në moshë 18-vjeçare ndërroi jetë ish futbollisti i Sitit

Mançester Siti ka konfirmuar vdekjen e ish-futbollistit të akademisë së tyre, 18-vjeçarit, Xheremi Uisten. Ky i fundit ishtë një mbrojtës premtues i lindur në Malavi, por i rritur në Britaninë e Madhe.

Ai skuadrës së Sitit iu bashkua në vitin 2016, para se të largohej nga klubi më vonë.

Derisa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar, nga tabori i Sitit e kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes një komunikate zyrtare.

“Familja e Mançester Sitit është e trishtuar të kuptojë për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë sonë, Xheremi Uisten. I dërgojmë ngushëllime familjes dhe shokëve të tij. Jemi së bashku me ju në këtë kohë të vështirë.”, – thuhet në komunkatën e Sitit.

Leave a Reply