Vardari-Shkëndija luhet pa praninë e tifozëve mysafir

Derbi i xhiros së 10-të në LPFM midis Vardarit dhe Shkëndijës me vendim të skuadrës nga Shkupi do të luhet pa praninë e tifozëve mysafirë.

Ky vendim arsyetohet me situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale në këtë fundjavë.

Nga skuadra shkupjane prononcohen se pretendojnë në këtë mënyrë të shmangin probleme të padëshiruara ndërmjet grupeve të tifozëve, ndërsa apelojnë Shkëndijën, FFM-në dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të respektojnë vendimin e tyre.

Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në Shkup me fillim në orën 14:30.

Leave a Reply