Askush si Struga Trim Lum në ndeshjet si vendas

Struga Trim Lum me Srgjan Zaharievskin në krye dhe me një lider të vërtetë në fushë si Nijas Lena po bënë shumë mirë këtë edicion në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo skuadër pas 10 xhirove të para ka grumbulluar 15 pikë, ndërsa me pak më shumë fat sigurisht që Struga Trim Lum mund të figuronte edhe më lartë në renditje. Nga gjithsej 10 ndeshje që ka zhvilluar, skuadra strugane ka regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata, me një gol-averazh 10:7.

Vetëm 4 ndeshje Struga Trim Lum ka zhvilluar në terren vendas, duke dalë fitues në të gjitha, edhe atë pa pranuar asnjë gol.

Viktima të skuadrës nga qyteti i bukur i Strugës, kanë qenë FC Shkupi (2:0), Sileksi (2:0), Bellasica (3:0) dhe Boreci (1:0).

Ndërkohë kjo skuadër kishte barazuar me Renovën, Rabotniçkin dhe Pelisterin, teksa ishte mundur nga Shkëndija, Akademia Pandevi dhe Makedonija GJ.P, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e rradhës Struga Trim Lum si vendas do ta zhvillojë kundër skuadrës së Vardarit të dielën që vjen.

Leave a Reply